Tacchinardi, i ashpër ndaj Juventusit: Paraqitje e turpshme, e pabesueshme si lihet në stol Yildiz

1 Nëntor 2024
8:45
Alfred Lleshi
back button

Analizë e ashpër e Alessio Tacchinardi në lidhje me barazimin 2-2 të Juventusit kundër Parmës në “Allainz Stadium”. Kjo ndalesë e radhës i largon bardhezinjtë me 7 pikë nga kreu i Serie A, që mbahet prej Napolit.

“Skaneri” i ish-mesfushorit luftarak të Juventusit nis nga vështirësitë e Danilos në javët e fundit: “Në këtë moment duhet ta mbrojmë (siç bëri Thiago Motta pas ndeshjes) një lojtar në vështirësi të dukshme. Ai vetë kërkoi falje 4-5 herë në stadium, sepse bëri gabime të bujshme”.

Një tjetër stol për Yildiz, pas asaj që bëri kundër Interit, edhe pse dhe atje luajti si zëvendësues: “Është e papranueshme që një djalë si ai, që shënoi dy gola në ‘San Siro’, të mbetet jashtë formacionit. Aq më tepër në një ndeshje që duhet ta fitosh, sepse fitoi Interi dhe Napoli dhe kreu po largohet. Sinqerisht, kjo ndeshje ishte hera-herës e turpshme. Nëse do ta shihja një lojtar në vështirësi kaq të madhe mendore (si Danilo), do ta lija jashtë”.

Si është e mundur që Parma krijoi kaq shumë mundësi të rrezikshme? Ja si përgjigjet ish-mesfushori bardhezi: “Ky ekip luan futboll cilësor, sulmon mirë vertikalisht, me topa pas mbrojtësve, që shkaktojnë vështirësi te kundërshtari. Sidoqoftë, Juventusi ishte i turpshëm në mbrojtje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit