Alban Bushi reagon për vdekjen e prindërve: “Ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti…”

31 Tetor 2024
15:15
Telesport
back button

Dy prindërit e Alban Bushit humbën jetën ditën e djeshme në një aksident në Greqi. Kjo ishte një tragjedi për ish-futbollistin e kombëtares shqiptare.

Trajneri i Shqipërisë U21 ka shkruar një postim prekës në rrjetet sociale për këtë ngjarje të trishtë, e cila dje pasdite u raportuar në mediat kryesore të vendit.

“Mënyra për ta pranuar një humbje është e lidhur me mënyrën sesi ka ardhur. Një vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale është e dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti. Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para jush, si dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ka ndodhur. Madje dhe kur fatmirësisht vjen një kujtim i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë.

Sot dhimbshëm mora orat që kane punuar në pulsat e zemrave tuaja, aq me formë dhe vlerë në orë të pafundme pa formë që kur ai aksident me një përplasje ju hoqi fillin e jetës. Deri në përqafimet tona të ardhshme, ju dua pafundësisht, përjetësisht dhe përtej”, shkruan Bushi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit