Humbja në kampionat lë pasoja te Manchester City, Guardiola humbet edhe dy lojtarë të tjerë

4 Nëntor 2024
9:17
Telesport
back button

Humbja ndaj Bournemouth ka lënë shumë pasoja te skuadra e Manchester City, që jo vetëm lëshoi kreun e Premier League por edhe pësoi dy dëmtime. Trajneri Pep Guardiola pak momente para fillimit të ndeshjes, humbi Rúben Dias dhe John Stones.

Mësohet se të dy futbollistët janë të dëmtuar dhe do të mungojnë për pak kohë. Lajmin e konfirmoi pikërisht trajneri spanjoll, që tha se të dy qendërmbrojtësit do të mungojnë në ndeshjen e Champions League kundër Sporting Lisbonë, të martën.

Me shumë gjasa, ata nuk do të luajnë as në fundjavë në kampionat, për t’u rikthyer pas pushimit të nëntorit, për shkak të kombëtareve. “Kemi shumë lëndime, në disa reparte dhe pozicione, por kështu është futbolli”, tha Guardiola.

Unë do të flas me lojtarët dhe mjekët për të mësuar më shumë, por kjo është një situatë që do të vlerësohet dita-ditës”, u shpreh më tej trajneri i “citizens”, që la të hapur mundësinë e përforcimeve në janar.

Ndoshta në janar rikthehen të gjithë lojtarët e dëmtuar përveç Rodri. Kur të jemi të gjithë bashkë, skuadra është e mjaftueshme. Tani për tani duhet të përpiqemi t’i rikuperojmë lojtarët sa më shpejt të jetë e mundur dhe pastaj do të shohim”, tha Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit