Shënoi për Atletico, Diego Simeone flet për golin e djalit të tij: Për mua është njësoj si gjithë të tjerët

4 Nëntor 2024
10:13
Telesport
back button

Atletico Madrid fitoi 2-0 ndaj Las Palmas në kampionat dhe protagonist në fitoren e ekipit “colchoneros” ishte edhe i riu Giuliano Simeone, djali i trajnerit Diego Simeone. Ai realizoi golin e tij të me fanellën bardhekuq, në moshën 21-vjeçare.

Duke folur për këtë gol, trajneri Simeone komentoi: “Unë e shoh Giuliano si futbollist, si gjithë të tjerët. Pasi vendosëm që ai të qëndronte këtu, për mua ka qenë njësoj se dhe lojtarët e tjerë. Mendoj se ai mund të na ndihmojë”.

Unë thjesht mendoj për ekipin dhe për askënd në veçanti. Nuk është një gol ndryshe sepse ai bëri atë që duhej të bënte, prandaj është tek Atlético. Më vjen mirë që shënoi, po ai ka një përgjegjësi këtu ashtu si të gjithë lojtyarët e tjerë”, tha Diego Simeone.

Për mua rëndësi ka që fituam ndeshjen dhe bëmë një paraqitje të mirë në stadiumin tonë. Giuliano dhe Molina luajtën mirë dhe shënuan, gjë për të cilët ishin kritikuar. Fitorja ishte një reagim i mirë pas ndeshjes ndaj Betis”, tha Simeone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit