Milani është gati të dalë në fushë në “Santiago Bernabeu”. Në fakt, kuqezinjtë përballen nesër në orën 21:00 me Real Madridin e Carlo Ancelottit në ndeshjen e vlefshme për ditën e katërt të Champions League. Paulo Fonseca, trajneri i Milanit, prezantoi ndeshjen në konferencën për shtyp duke dhënë menjëherë një tregues të formacionit:
“Rafael Leao? Do te luaje. Presim atë që presim normalisht prej tij, që mund të jetë vendimtar. A më shqetësoi fakti që të gjithë flisnin për Leaon? Jo. Sinqerisht jo, e di se çfarë është e rëndësishme për mua dhe për skuadrën.
Sa po e ndihmon Morata Milanin? “Për mua, Alvaro është një lojtar shumë i rëndësishëm, jo vetëm si lojtar, por si profesionist. Ai është një lojtar shumë, shumë inteligjent që po bën shumë mirë, ai është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë. Të luash për skuadrën është vendimtare për ne të luash këtu është e veçantë për të, por pres që të kemi Alvaron siç e kishim gjatë sezonit, duke punuar shumë për ekipin me shumë energji.
Sa i përket pjesës tjetër të formacionit, do te jete Maignan në portë dhe kuqezinjte do te luajne me një 4-3-3 ku Emerson Royal, Thiaw, Tomori dhe Theo Hernandez do të përbëjnë vijën mbrojtëse.
Në mesfushë Fofana dhe Reijnders, perkrah tyre Musah, Pulisic në të djathtë dhe Leao në të majtë përpara, kurse Morata në sulm.