Liverpool nxjerr në shitje vilën ku po qëndronte Klopp: Arne Slot nuk dëshiron të jetojë atje!

4 Nëntor 2024
23:53
Telesport
back button

Liverpool thotë mjaft me shpenzime kot dhe ka vendosur të nxjerrë në shitje vilën ku Jurgen Klopp ka qëndruar vitet e fundit me bashkëshorten e tij Ulla. Vendimi është marrë pasi trajneri i ri, Arne Slot, ka bërë të ditur se ai dhe bashkëshortja e tij Miram nuk duan të ndryshojne shtepi.

Kjo është një pronë në Formby, në zonën “e pasur” të rajonit, e cila është në pronësi të klubit. Një pronë luksoze, e cila ka shtatë dhoma gjumi, tre dhoma ndenjeje, një sauna, një SPA, një pishinë të brendshme dhe një kopsht të madh.

Klubi e ka nxjerrë në shitje për 4.25 milionë sterlina: “Kjo është një shtëpi e jashtëzakonshme në një zonë të bukur, shumë janë të vetëdijshëm për historinë e fundit të pronës dhe ne mezi presim të luajmë një rol në të ardhmen e saj,” tha John Baybut, CEO i shoqerise se pasurive te paluajtshme pergjegjese per shitjen.

Shtëpia i përkiste ish-trajnerit Brendan Rodgers, i cili nga ana e tij e bleu atë nga ish-kapiteni Steven Gerrard. Edhe pse Rodgers u largua nga Reds në 2015, ai mbajti pronësinë dhe më vonë ia dha me qira Klopp. Në vitin 2019 klubi bleu shtëpinë si investim dhe e lejoi gjermanin të jetonte atje pa paguar qiranë!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit