Dy lojtarë të Manchester City në krye, ja 5 futbollistët më të paguar në Premier League

7 Nëntor 2024
7:36
Telesport
back button

Lojtari që paguhet më shumë në Premier League është mesfushori belg Kevin de Bruyne. Lojtari i Manchester City paguhet 24.79 milionë euro në vit.

Në vendin e dytë të renditjes ndodhet shoku i tij i skuadrës Erling Braut Haaland, me 23.24 milionë euro. Këto janë të dhënat e “Spotrac” për pagat e futbollistëve në Premier League.

Në vendin e tretë është mesfushori brazilian Casemiro, i cili arrin në 21.69 milionë euro në radhët e Manchester United. Ndërsa në vendin e katërt është Mohamed Salah (Liverpool), i cili fiton po aq sa braziliani.

Në vendin e pestë është një futbollist anglez, Raheem Sterling i Chelsea, që mbyll “Top-5 më të paguarit” me një pagë vjetore prej 20.14 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit