Tri gola në kampionat dhe një në Europa League për Ernest Muçin, edhe pse është ndër më pak të aktivizuar te Besiktas dhe shpesh jo në rolin e tij ideal. Për sulmuesin shqiptar momenti i formës është i shkëlqyer dhe pikërisht tani që aforhen sfidat vendimtare të nëntorit me kombëtaren kuqezi duke qenë se Shqipëria do të presë në “Air Albania” si Ukrainën ashtu edhe Çekinë që mund të përcaktojë fatet e Nations League.
Duket sikur Muçi është futbollisti që nuk gjen kurrë besimin që meriton dhe më së shumti ka ndodhur te Shqipëria pasi trajneri Sylvinho nuk e sheh ende gati dhe madje disa herë duke e marrë thjesht si një spektator pa pagesë në ndeshje dhe grumbullime si turist.
Tashmë, ka ardhur momenti që të ndahet kjo punë dhe trajneri duhet të gjejë një alibi të fortë nëse nuk i jep më besimin që djaloshi i rritur në kampionatin shqiptar meriton plotësisht. Sepse Muçi është një talent dhe si i tillë duhet mbrojtur dhe vlerësuar, jo shkatërruar psikologjikisht.
Dhe 4 goal te Besiktas me vetëm 700 minuta në fushë duhet të konfirmojnë se Muçi meriton minuta dhe shumë madje!