Guardiola jep kushtrimin: Nuk dorëzohem, më pëlqen kjo sfidë dhe do ta përballojmë këtë situatë

8 Nëntor 2024
8:00
Telesport
back button

Edhe pse situata te Manchester City duket pesimiste, trajneri Pep Guardiola nuk pranon se skuadra është në krizë. Tri humbje brenda një jave janë shumë për skuadrën e “citizens”, aq sa mesfushori Bernardo Silva tha se duket sikur kanë hyrë në një tunel të errët.

Trajneri spanjoll nuk është dakord me lojtarin e tij dhe sheh me optimizëm përpara: “Ne nuk jemi në anën e errët. Ne luajtëm shumë keq kundër Bournemouth, por shumë mirë ndaj Sporting. E dinim se do të ishte një sezon i vështirë në fillim dhe kjo është ajo që është”.

Skam frikë, dua ta përballoj këtë situatë dhe të ngre lojtarët e mi aty ku duhet. Jeta është kështu. Ne vazhdojmë dhe përgatitemi për ndeshjen e radhës ndaj Brighton. Nuk do të dorëzohem, kjo është e sigurtë“, shtoi më tej Pep Guardiola.

Tani po luftojmë për të shënuar sa më shumë. Ne krijojmë por edhe pësojmë kur kundërshtarët na ënë në presion. Në Champions nuk jemi mjaftueshëm të qëndrueshëm dhe në këtë kompeticion duhet të jesh i tillë”, u shpreh spanjolli.

Kemi patur probleme me dëmtimet, por ky është futbolli. Ky është një moment i vështirë për sa i përket rezultateve, por unë dua të jem këtu. Dua të luftoj dhe të mos dorëzohem. Si trajner, më pëlqen kjo sfidë që kam përpara. Ai që dëshiron të më ndjekë do të jetë aty duke luftuar me mua”, tha Pep Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit