Javën e ardhshme rikthehen ndeshjet e ekipeve kombëtare, që do të luajnë dy sfidat e fundit në Nations League. Kombëtarja gjermane do të përballet me Bosnje-Herzegovinën dhe Hungarinë, teksa i mjafton një fitore për të siguruar vendin e parë.
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka komentuar situatën në prag të sfidës ndaj boshnjakëve: “Ne duam të fitojmë grupin tonë në Ligën e Kombeve, nëse është e mundur para tifozëve tanë në ndeshjen në shtëpi në Freiburg”.
“Kualifikimi në “Final Four” për herë të parë është një objektiv i rëndësishëm për ne, duke pasur parasysh Kupën e Botës 2026, eventin e madh që kemi përpara. Ndaj, këto ndeshje dhe kalimi në finalen e Nations League janë një test i mirë”, tna Nagelsmann.
Më tej, trajneri i gjermanëve shtoi: “Jemi të vetëdijshëm se kemi një ekip të fortë. Mund të bëjmë disa ndryshime në disa pozicione për shkak të dëmtimeve, por kjo s’na tremb, pasi jemi të karikuar për të bërë mirë”.