Pas shumë vitesh i mësuar të ishte figura qendrore e skuadrës, Kylian Mbappe mund edhe të jetë penduar që la Parisin për t’iu bashkuar Real Madridit.
Në Paris, shokët e skuadrës që luanin për të. Madje, edhe sulmuesit sakrifikonin për të. E kundërta ndodh në Madrid, aty ku ka shumë yje dhe ai nuk mund të jetë qendra e rëndesës e skuadrës.
25-vjeçari është kritikuar shumë deri në këtë pikë të sezonit. Ai nuk po e justifikon veten me fanellën e bardhë. Tani ka gjetur edhe një justifikim, raporton AS.
Mbappe ankohet se nuk i pëlqen stili i lojës që kërkon Carlo Ancelotti. Pakënaqësia e tij me italianin po ndikon në formën e tij në fushë. Deri tani, nuk ka zgjidhje.