Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, shpreson se periudha e makthit të dëmtimeve të përfundojë së shpejti. “Topçinjtë” barazuan 1-1 ndaj Chelsea në derbi dhe kjo ishte ndeshja e parë për Martin Odegaard që nga shtatori.
“Ajo për të cilën po lutem është që pas pushimit ndërkombëtar të kemi ekipin plotësisht në formë fizikisht. Uroj vetëm që ata të jenë në dispozicion dhe në formë, sepse ka qenë një makth për tetë javë me radhë”, tha Arteta.
“Gjithsesi, nuk mund të bëjmë asgjë për këtë”, shtoi Arteta, që zëvendësoi edhe Declan Rice në minutën e 71-të, pasi po luante me gishtin e këmbës së dëmtuar. Ndërsa Bukayo Saka, u detyrua të dilte nga fusha pas një ndërhyrje të fortë nga Marc Cucurella.
“Nuk është një gjë e mirë kur dy lojtarë dy lojtarë të asaj rëndësie më thonë se nuk mund të vazhdojnë lojën. Ky nuk është një lajm i mirë. Shpresoj që të jenë në formë pas ndeshjeve me kombëtaret e tyre, nëse jo mallkimi do të vijojë”, tha Arteta.