Elez Gjoza rizgjidhet në krye të peshëngritjes shqiptare, fiton garën ndaj Belinovës

11 Nëntor 2024
12:30
Telesport
back button

Elez Gjoza është rizgjedhur në krye të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Në Shkodër, u zhvillua Asambleja zgjedhore, që konfirmoi Gjozën në krye të FSHP-së edhe për 4 vite të tjera. Në garën për president ai fitoi duelin me kandidatin tjetër Asim Belinova.

Gjoza mori 15 vota, ndërsa Belinova vetëm 1 votë. Në Asamble u zgjodh edhe komiteti drejtues i shtangës shqiptare. Bordi drejtues do të përbëhet nga Artur Lagja, Leonard Toska, Asim Belinova, Arben Qafa, Endri Karina e Elir Topuzi.

Në Asamble u bë edhe një analizë e punës së kryer nga Federata vitin e fundit dhe u diskutuan objektivat për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit