Olivier Giroud fton patriotin e tij në Amerikë: MLS është kampionati i përkryer për të

12 Nëntor 2024
8:52
Telesport
back button

Në një intervistë të dhënë për “USA Today”, sulmuesi francez Olivier Giroud, që tani luan për Los Angeles FC, foli kështu për transferimin e tij dhe më gjerë: “Është shumë e rëndësishme të përfundojmë mirë sezonin. Është e rëndësishme që lojtarët të përmirësohen për play off-in, pasi do të jenë ndeshje të vështira”.

Duke folur për MLS, ish-sulmuesi i Milan tha: “Është një lloj tjetër futbolli. Më parë, më duhej të njihja më mirë shokët e mi për të krijuar mekanizma automatikë, për të ndërtuar një marrëdhënie të mirë në fushë. Taktikisht është ndryshe nga ajo që dija në Serie A apo në Premier League”.

Çdo skuadër luan për të shënuar, për të ecur përpara, dhe duhet të pranoj se u befasova nga niveli i cilësisë së lojës sulmuese. U gëzova kur agjenti im më tha se LAFC ishte interesuar për mua. Isha 100% i bindur se ishte zgjidhja më e mirë kur takova djemtë dhe mora një pritje të ngrohtë nga të gjithë”, tha Giroud.

Në fund, një mesazh për Antoine Griezmann, patriotin e tij dhe sulmuesin e Atletico Madrid: “Është ende duke shijuar futbollin në Europë, ndoshta edhe për një vit. Ne do të bëjmë çmos për ta bindur të vijë këtu. Do të ishte fantastike për të, për familjen e tij dhe për tifozët. Ai është një lojtar i madh, një shok i mirë skuadre dhe e di se ai do të donte sportin dhe jeta në Shtetet e Bashkuara do të ishte perfekte për të”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit