“Për titullin do të mendojmë kur të kalojmë edhe momentet e vështira të një sezoni”

13 Nëntor 2024
7:45
Telesport
back button

Vendi i parë si në Premier League ashtu dhe në Champions League janë një sinjal pozitiv se skuadra e Liverpool po paraqitet mirë në fushë. Megjithatë, për kapitenin Virgil van Dijk është ende herët për të menduar për trofe. Jo vetëm kaq, por ai mendon se skuadra ende nuk ka dhënë maksimumin e saj.

Natyrisht që jemi të lumtur me paraqitjen dhe rezultatet e arritura deri më tani, por duam të jemi të lumtur në fund të sezonit. Duke punuar çdo ditë kemi mundësi edhe të përmirësohemi. Kemi shumë gjëra ëq duhet t’i përmirësojmë sepse ka ende shumë punë për të shkuar tek një trofe”, tha Van Dijk.

Mendoj se me ardhjen e një trajneri të ri puna nuk mbaron me disa muaj, por është një punë në progress. Trajneri ka metodat e tij e skemat e tij të lojës. Dëshiron që ne të mbrohemi në një mënyrë të caktuar dhe ne përpiqemi ta bëjmë këtë dhe t’i zgjidhim gjërat në fushë sa më mirë që mundemi”, shtoi mbrojtësi holandez.

E dimë se gjërat nuk do të shkojnë gjithnjë mirë, por ne duhet të jemi të gatshëm për çdo të papritur. Gjithsesi, ne tani jemi në majë dhe synojmë të qëndrojmë aty sa më gjatë, mundësisht deri në fund. Nëse do t’i përballojmë momentet e vështira do të kemi bërë një hap të madfh përpara”, tha Van Djik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit