“Jam i lumtur në Mynih”, Musiala frikëson Bayern-in: Por nuk mund të…

12 Nëntor 2024
15:44
Denis Hakanaj
back button

Jamal Musiala nuk ka larguar dyshimet për të ardhmen e tij te Bayern Munich.

Mesfushori gjerman ka pak më shumë se 18 muaj në kontratën e tij aktuale dhe po ndiqet nga Manchester City dhe Liverpool në Angli dhe Barcelona dhe Real Madrid në Spanjë.

Bayern po përpiqet ta blindojë me një marrëveshje të re, por bisedimet vazhdojnë.

Aktualisht me kombëtaren e Gjermanisë sot, Musiala tha: “Dëshiroj të nënshkruaj një kontratë të re me Bayernin apo jo? Nuk mund të them shumë për kontratën.

“Fokusi im është te Gjermania tani. Por jam i lumtur në Mynih, këtë mund ta them”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit