Risia e Formula 1 me rastin e 75-vjetorit të garave, të gjitha makinat do të prezantohen në një ditë

13 Nëntor 2024
10:18
Telesport
back button

Formula 1 vazhdon të ndjekë rrugën e spektakolit dhe këtë gjë dëshiron ta tregojë edhe jashtë pistës. Drejtuesit e saj, së bashku me ata të FIA-s, kanë njoftuar një risi interesante, që do të aplikohet vitin tjetër.

Makinat do të prezantohen të gjitha në të njëjtën ditë. Festa e madhe e organizuar nga Formula 1 do të zhvillohet më 18 shkurt 2025, në stadiumin “O2 Arena” të Londrës. Kjo risi do të bëhet për të festuar 75 vjetorin e F1

Kështu, mbrëmjen e 18 shkurtit, do të prezantohen dhjetë skuadrat së bashku me drejtuesit dhe pilotët e tyre përkatës. Kjo bëhet edhe për të eliminuar prezantimet “fake” të sezoneve të fundit.

Për herë të parë do të mbledhim fansat tanë, të 20 pilotëve e sportit tonë dhe disa të ftuar shumë specialë për të nisur zyrtarisht sezonin e ri dhe për të festuar vitin tonë të 75-të të garave”, deklaroi Stefano Domenicali.

Më tej, presidenti i Formula 1 shtoi: “Kjo do të jetë një mundësi fantastike për tifozët e të gjitha moshave që të përjetojnë nga afër spektaklin e pabesueshëm të argëtimit që është F1”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit