Arteta: S’kam parë kurrë një lojtar të luajë në atë gjendje pas dy muajsh pushim prej dëmtimit

13 Nëntor 2024
11:20
Telesport
back button

Tek Arsenal më në fund festojnë rikthimin në fushë të Martin Odegaard, që pas një dëmtimi të gjatë, luajti 90 minuta ndaj Chelsea në kampionat. Kapiteni i “topçinjve” u kthye nga dëmtimi, duke shkëlqyer në derbi.

Kjo paraqitje ka lumturuar trajnerin Mikel Arteta, që më në fund ka dispozicion kapitetnin. “Unë nuk njoh asnjë lojtar tjetër që është i aftë të luajë 90 minuta në atë standard, pas gjashtë javësh jashtë fushës” tha Arteta.

Pasi u rikthye në stërvitje me skiuadrën ai kishte vetëm një ditë e gjysmë për të qenë në gjendje ta bënte këtë. Lidhja e tij fizike dhe psjikologjike me ekipin ishte e pabesueshme”, shtoi më tej trajneri spanjoll.

Odegaard u rikthye në Londër një ditë më parë nga kombëtarja, për t’i dhënë mundësi të rikuperohet 100%. Mesfushori pësoi një lëndim në kyçin e këmbës ndërsa luante me Norvegjinë në shtator.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit