Me dëmtimet e shumta që po kalon Real Madrid aktualisht dhe sidomos në mbrojtje, Sergio Ramos është vetofruar për t’u rikthyer në “Santiago Bernabeu”.
Legjenda e Los Blancos ka njoftuar klubin se është gati të luajë deri në fund të sezonit, duke qenë se është lojtar i lirë (pa skuadër).
“Relevo” zbulon se presidenti Florentino Perez ka refuzuar. Sipas tij, Ramos nuk është lojtar që garanton qëndrueshmëri gjatë gjithë sezonit dhe rikthimet zakonisht nuk sjellin sukses.
Kjo e ka mërzitur shumë qendërmbrojtësin spanjoll, i cili ëndërronte një fund të lumtur në “Santiago Bernabeu” si legjendë e klubit.