nglia fiton në Greqi me një rezultat të thellë 0-3 dhe hakmerret kështu për humbjen e pësuar në Wembley. Kombëtarja e drejtuar nga Lee Carsley (përkohësisht)
Pas vetëm shtatë minutash lojë, Ollie Watkins kaloi Tre Luanët në epërsi me një asistim të Noni Maduekes. Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë, ndërsa në të dytën u shënuan edhe dy të tjerë. Odysseas Vlachodimos ndihmoi Anglinë në minutën e 78-të, kur realizoi auto-gol, për rezultatin 2-0.
Fitoren e anglezëve e vulosi Curtis Jones, kur shënoi për 3-0 në minutën e 83-të. Anglia rimerr kreun me 12 pikë, aq sa ka edhe Greqia, Irlanda me gjashtë dhe Finlanda ende pa pikë.
Evan Ferguson i jep fitoren Irlandës ndaj Finlandës. Kombëtarja mike humbi penallti me Joel Pohjanpalo. Irlanda shkon keshtu 6 pike ne grup dhe shmang renien ne nje lige me poshte.
Fitore e madhe edhe për Norvegjinë e Erling Haaland në fushën e Sllovenisë. Nordikët shënuan menjëherë me Nusa, më pas ishte Haaland ai që dyfishoi shifrat dhe në pjesën e dytë erdhën edhe golat e Nusa sërish dhe Jens Peter Hauge, lojtari i Bodo Glimt.
Për vendasit golin e vetëm e shënoi bomberi Sesko me penallti. Austria dhe Norvegjia do te percaktojne tashme vendin e pare ne Grupin 3 te Liges B.
Kazakistani ka rënë në Ligën C të Kombeve, pasi ka humbur 4 ndeshje, me 10 gola të pësuar dhe asnjë gol të shënuar.