Mike Tyson do të hyjë në ring të premten mbrëma për duelin e tij të parë profesionist që nga viti 2005, pasi ai do të përballet me Jake Paul në AT&T Stadium në Dallas.
Boksieri legjendar 58-vjeçar është dukur ne forme në videot e kampeve stërvitore, por do te kete te beje me nje kundershtar 31 vjet me te pari, pasi do te ndeshjet kundër 27-vjeçarit Paul. Mosha e Tyson-it dhe koha e shkurtuar e raundeve kane bërë që shumë fansa të pyesin se si do të reduktohet diferenca duke ditur se Paul është aktualisht favoriti i basteve.
Ndërsa rezultati i duelit nuk do të dihet deri mengjesin e te shtunes, ne e dimë një gjë që Tyson ka fituar këtë javë – çmimin për intervistën më të vështirë ndonjehere. Tyson foli me një gazetare 13-vjeçare të quajtur Jazzy dhe pati një përgjigje mjaft të errët kur ajo e pyeti se çfarë mund të thotë kjo ndeshje ne ring për trashëgiminë e tij.
“Unë nuk besoj në trashëgiminë botërore,” tha Tyson. “Unë thjesht mendoj se është një fjalë tjetër për egon. Trashëgimia nuk do të thotë asgjë. Kjo është vetëm një fjalë që të gjithë e kanë rrëmbyer. Dikush e ka thënë atë fjalë dhe të gjithë e kanë rrëmbyer dhe tani përdoret çdo pesë sekonda. Nuk do të thotë absolutisht asgjë për mua. ”
Omg why did Mike say that to that little girl? 😩😭 pic.twitter.com/l1Z6W00M3Q
— Kay Electronica ✨🖤 (@KarmaSerene) November 14, 2024
“Unë po thjesht po kaloj mbi kete gje! Do te vdes dhe kjo nuk do te thote asgje me pas. Kujt i plas per mua kur te kem ikur nga kjo bote, kur te jem bere pluhur. Vetem femijet ndoshta. Trashimigia sdo te thote absolutisht asgje prej gjeje. Dhe nuk i intereson askujt.
Gazetarja e vogel Jazzy kishte reagimin perfekt për këtë, duke thënë: “Epo, faleminderit shumë që e ndatë kete mendim. Kjo është diçka që nuk e kam dëgjuar më parë.”