Partizani bën ligjin në Grupin A, tri skuadra në garë për gjysmëfinalet në Grupin B

16 Nëntor 2024
20:13
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e raundit të tretë të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj.

Në takimin e vetëm të Grupit A, ekipi i Partizanit mundi 3-0 Teutën në “Asllan Rusi” (25-16, 25-16, 25-12), ndeshje që ishte një formalitet për kampionët. Kryeqytetasit ishin superiorë gjatë gjithë kohës, duke kryesuar me pikë të plota renditjen.

Në Grupin B, një fitore të vështirë korri Vllaznia, që në fushën e saj mundi 3-2 Skënderbeun (25-23, 25-18, 25-27, 22-25, 15-11). Të dyja skuadrat rivalizuan fort, në një ndeshje mjaft të bukur.

Në kryeqytet, ekipi i Tiranës mundi 3-0 Elbasanin (25-22, 25-18, 25-20), duke e bërë mjaft interesant këtë grup.

Meshkuj, Grupi A

Teuta – Partizani, 0-3

Studenti (pushim)

Renditja: Partizani 6 pikë, Studenti 3 pikë, Teuta 0 pikë.

Meshkuj-Grupi B

Vllaznia – Skënderbeu, 3-2

Tirana – Elbasani, 3-0

Renditja: Skënderbeu 7 pikë, Tirana 6 pikë, Vllaznia 5 pikë, Elbasani 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit