NATIONS LEAGUE | Super Francë me Rabiot dhe Digne, Italia gjunjëzohet dhe lëshon kreun e grupit! Belgjika mundet nga Izraeli (VIDEO)

17 Nëntor 2024
22:50
Telesport
back button

Franca hakmerret per humbjen e ndeshjes se vajtjes ne Paris dhe mund Italine duke mare edhe vendin e pare ne grup. Gjelat kane shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Italisë ne San Siro në kuadër të javes së fundit të fazës së grupeve të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

GOLI I RABIOT – VIDEO

GOLI I DIGNE – VIDEO

Francezët kaluan në epërsi që në minutën e dytë të takimit, kur Adrien Rabiot shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Lucas Digne. Mysafirët gjetën edhe golin e dytë ku sërish ishte protagonist Digne. Mbrojtësi francez në minutën e 33-të nga goditja e dënimit detyroi portierin Vicario ta dërgojë topin në rrjetën e portës së tij për 2-0.

GOL I CAMBIASSO – VIDEO

Pas këtij goli erdhi reagimi i italianëve të cilët u rikthyen në lojë falë një goli nga Andrea Cambiasso në minutën e 35-të për 2-1 pas asistimit të Federico Dimarcos. Megjithatë ‘Gjelat’ në pjesën e dytë gjetën edhe golin e tretë ku sërish autor i saj ishte Adrien Rabiot (65’) i cili me kokë edhe një herë gjeti rrjetën për rezultatin përfundimtar 3-1.

GOLI I RABIOT – VIDEO

Në anën tjetër Belgjika pësoi humbje befasuese ndaj Izraelit në minutat e fundit të takimit. Ishte Yarden Shua ai i cili në minutën e 86-të realizoi për 1-0 duke i dhënë pikët e plota izraelitëve.

Franca tashmë numëron 13 pikë dhe kryeson grupin si lidere po aq sa ka edhe Italia në pozitën e dytë, por francezët për shkak të golaverazhit më të mirë qëndrojnë më lartë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit