Rabiot: Donim revanshin ndaj Italisë dhe ia dolëm mbanë, krenar për dy golat

18 Nëntor 2024
8:31
Telesport
back button

Në kthimin e tij në Itali, tashmë si kundërshtar me kombëtaren e Francës, mesfushori Adrien Rabiot e bëri detyrën e tij. Ai realizoi dy gola në fitoren 3-1 që Franca arriti ndaj Italisë në Milano në Nations League, duke u ngjitur në vendin e parë në grup.

Ish-lojtari i Juventusit tha: “Kemi kaluar shumë kohë që nuk kemi luajtur një ndeshje të tillë, duke qenë se nuk kishim luftuar kështu të gjithë së bashku, deri në fund. Jam krenar për golat dhe fitoren”, tha Rabiot.

Synonim një fitore me dy gola diferencë dhe e realizuam këtë objektiv. Më pëlqeu ndihma e ndërsjellë e treguar në këtë ndeshje mes nesh në fushë, shpirti luftarak, shpirti i skuadrës. Vërtet që e shijuam këtë ndeshje”, tha mesfushori francez.

Më pas, Rabiot u shpreh se për të ishte një hakmarrje për humbjen e dy muajvë më parë në Paris: “Mbi të gjitha, kishte një dëshirë për hakmarrje në krahasim me ndeshjen e mëparshme kundër Italisë”.

E pranoj se ajo e djeshmja ishte një mbrëmje e bukur. Shpresoj që të vazhdojmë ta shfaqim këtë fytyrë edhe në takimet e tjera, pasi kjo është fytyra e vërtetë e skuadrës franceze”, tha Rabiot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit