Jannik Sinner i jashtëzakonshëm, triumfon në “ATP Finals” pa humbur asnjë set

18 Nëntor 2024
9:47
Telesport
back button

Tenisti italian Jannik Sinner u shpall fitues i turneut “ATP Finals”, eventi ku marrin pjesë 8 tenistët më të mirë në botë, zhvilluar në Torino. Përballë publikut të tij, Sinner fitoi 2-0 në finale ndaj amerikanit Taylor Fritz (6-4, 6-4).

Sinner, numri 1 në botë për meshkuj, fiton për herë të parë këtë turne, ku arriti të triumfojë në të pesë takimet e luajtura (tri në grup, gjysmëfinalen e finale). Madje ai nuk humbi asnjë set në këtë turne, çka tregon dominimin e tij.

Këtë vit, Sinner ka fituar edhe dy grand slam, atë të Australian Open dhe US Open, duke korrur në total 70 fitore përgjatë gjithë sezonit 2024. “Ky është një vit i jashtëzakonshëm për mua, jam i lumtur”, tha Jannik Sinner.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit