Në pistën e Levi, në Finlandë, u zhvillua gara e sllallomit për femra, e vlefshme për Kupën e Botës në ski. Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja 18-vjeçare shqiptare Lara Colturi.
Ajo bëri një paraqitje të mirë në zbritjen e parë, ku dha kohën 54”53 dhe avancoi mes skiatoreve më të mira, që vijuan garën. Gjithsesi, Colturi nuk arriti ta mbyllë zbritjen e dytë, duke mos dhënë dot një kohë të përgjithshme.
Kjo ishte gara e dytë sezonale për Lara Colturi, pas asaj në Soelden (sllallomi gjigant), ku u rendit në vendin e 16-të dhe grumbulloi 15 pikë në Kupën e Botës. Ajo vijon përgatitjen për sfidën e radhës.