Nga autogoli te penalltia fatale, mediat italiane nxijnë paraqitjen e Kumbullës

20 Maj 2024
11:00
Alfred Lleshi
back button

Sassuolo zbriti në Serie B dhe padyshim shumë u zhgënjyen nga humbja 2-0 kundër Cagliarit në Reggio Emilia. Marash Kumbulla, autori i faullit të penalltisë që përmbylli ndeshjen, meriton notën 4.5 për “Gazzetta dello Sport”: “Fatkeqësia e fundit për të, pas autogolit të një jave më parë. Shkaktari i penalltisë së kthyer në gol nag Lapadula”.

I njëjti vlerësim nga “Corriere dello Sport”, ndërsa “Corriere della Sera” është më e ashpër (i vendos notën 4) me mbrojtësin tonë kuqezi, i cili nuk e ka gjetur dot veten pas dëmtimit të rëndë dhe mungesës së gjatë gati 1-vjeçare në fushat e blerta. Huazimi i janarit te Sassuolo nuk i përmbushi pritshmëritë për të personalisht, por edhe klubin, që tashmë e sheh veten jashtë Serie A.

Edhe “Tuttosport” e vlerëson negativisht me 4.5: “Penalltia që iu dha fund përfundimisht shpresave të Sassuolos erdhi nga ai”. “SassuoloNews” konfirmon fajësinë e shqiptarit: “Kumbulla e nisi nga pankina pas autogolit, por për shkak të një zgjedhje teknike. Një mbyllje e mirë e tij për të ndalur një kundërsulm të Cagliari në fillimin e pjesës së dytë, më pas çmenduria te penallti, që e çoi disavantazhin në 2-0 dhe mbyll ndeshjen”.

Me notën 4.5 e vlerëson shqiptarin edhe TMW: “Duket se hyn mirë në lojë, me kokën e duhur, pas gabimit në ndeshjen e fundit, të cilin e shpagoi pjesërisht me disa mbyllje të rëndësishme. Megjithatë, gjithçka u njollos nga faulli i tij, që solli penalltinë e kthyer në gol nga Lapadula”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit