“Nuk kam ndërmend të tërhiqem pas botërorit, jam në kulmin e karrierës time”

19 Nëntor 2024
8:26
Telesport
back button

Anglia e mbylli në vendin e parë grupin e saj në Nations League. Një nga protagonistët e kombëtares së “3 luanëve” është padyshim kapiteni Harry Kane. Ai ka deklaruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kombëtarja pas botërorit 2026.

Mendoj se, ndonjëherë, ekziston perceptimi që, kur kalon moshën 30 vjeç karriera juaj është gati të përfundojë. Por, personalisht, unë jam duke luajtur në nivelin më të mirë të karrierës sime dhe ndihem më mirë se kurrë”, tha HarryKane.

Më tej, sulmuesi i Bayern Muncih, shtoi: “Jam duke u fokusuar në të tashmen, pa shikuar shumë përpara. Në po arrijmë në nivele të larta në kombëtare dhe po shijojmë çdo moment”.

Kupa e Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara do të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme. Qëllimi është ta fitojmë atë. Si gjithmonë, përpiqem të përmirësohem dita-ditës dhe për pak vite nuk do të jetë ndryshe”, tha Kane, golashënuesi i kombëtares angleze.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit