Prandelli karikon Vlahovic: Sulmuesi matet me gola, Thiago Motta duhet ta dijë se çfarë po bën…

19 Nëntor 2024
11:30
Alfred Lleshi
back button

Dusan Vlahovic nuk po kalon momentin më të mirë te Juventusi. Në fakt, sulmuesi serb nuk duket rehat në 4-2-3-1 e Thiago Motta-s, i cili mund të duhet të bëjë pa serbin në ndeshjen e radhës kundër Milanit. Kjo për shkak se Vlahovic ka një problem me kofshën e majtë, shfaqur në ndeshjen e fundit ndërmjet Serbisë dhe Danimarkës, duke krijuar shqetësim edhe te bardhezinjtë.

Vështirësitë e Dusan i ka analizuar edhe Cesare Prandelli, trajneri i tij në sezonin 2020-2021. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, ish-trajneri mbrojti sulmuesin në një moment delikat nga pikëpamja sportive:

“Në fillim të sezonit mendova se mund t’i shënojë 25 gola. Tani ka 9 gola, por mundet ta arrijë numrin dyshifror. Unë jam i mendimit se një sulmues duhet të mendojë para së gjithash për të shënuar. Nëse mbrojtja e bën atë të humbasë ndjeshmërinë para portës, atëherë Thiago Motta duhet ta dijë se çfarë po bën…”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit