Ismajli: Pjesa e parë ndaj Ukrainës, më e keqja e jona në tri vitet e fundit

20 Nëntor 2024
8:36
Alfred Lleshi
back button

Kapiteni e përjeton më shumë disfatën, por duhet të japë shembullin si dilet nga situata të vështira. Ardian Ismajli la të kuptohej se ka gjëra që nuk shkojnë në kombëtare, por si profesionist nuk mund të hyjë në “sinore” të të tjerëve, ndoshta e klishte fjalën për stafin teknik. Pas humbjes 2-1 ndaj Ukrainës, ai u shpreh:

“Besoj se ka qenë pjesa e parë më e keqe e jona në tri vitet e fundit. Ato dy gola i pësuam shumë shpejt, pastaj ramë shumë poshtë moralisht. Ukraina pati mundësi për të shënuar edhe gola të tjerë, por ishim me fat në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbnim më, ndaj u futëm e dhamë maksimumin. E filluam keq pjesën e parë dhe besoj se kjo na kushtoi. Me 1 pikë në këtë ndeshje ishim në “play off”. Duhet të marrim mësim nga kjo pjesë e parë, për të cilën nuk kam fjalë.

Duhet të mësojmë nga ky gabim shumë i madh. Lodhja ka bërë të vetën. Megjithatë, kur je përballë 20 mijë tifozëve, nuk duhet ta ndiesh lodhjen. E rëndësishme është që në pjesën e dytë provuam. Nuk ia arritëm, por tashmë të shikojmë përpara.

Unë e kam përgjigjen për formacionin, por nuk dua ta jap. Jam profesionist dhe mbaj pozicionin që më takon, por në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit