Sërish telashe për Bayern, mesfushori dëmtohet në kombëtare dhe do të rikthehet vitin tjetër

20 Nëntor 2024
9:17
Telesport
back button

Aventura e mesfushorit portugez Joao Palhinha te Bayern Munich nuk ka nisur ashtu si duhet, pavarësisht se klubi ka investuar 50 milionë euro për ta blerë atë nga Fulham në verë. Në fakt, gjatë grumbullimit me kombëtaren, lojtari pësoi një dëmtim muskulor në muskujt e këmbës së djathtë.

Për pasojë, ai do të duhet të qëndrojë jashtë fushës për disa javë dhe ndoshta do të kthehet vetëm në vitin 2025: “João Palhinha pësoi një këputje të muskujve të tij gjatë stërvitjes me kombëtaren portugeze”.

Ky është rezultati i një ekzaminimi të kryer nga departamenti mjekësor i Bayern. Kjo do të thotë se mesfushori do të mungojë javët në vijim.

Një ndalesë e re për 29-vjeçarin, që deri më tani ka bërë vetëm 13 paraqitje për bavarezët dhe vë në vështirësi punën e trajnerit Vincent Kompany, i cili rrezikon t’i numërojë njerëzit e tij në mesfushë duke qenë se Aleksander Pavlovic është gjithashtu i dëmtuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit