Chelsea ka tashmë 10 portierë nën kontratë: Robert Sanchez, Filip Jorgensen, Marcus Bettinelli, Djordje Petrovic, Kepa Arrizabalaga, Mike Penders, Gabriel Slonina, Luke Campbell, Ted Curd dhe Teddy Sharman-Lowe edhe pse jo të gjithë në skuadrën e parë.
Gjashtë prej tyre janë huazuar në ekipe të tjera, por duket se londinezët po kërkojnë një tjetër portier për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që raporton “The Sun”, në fakt, klubi londinez po mendon të rrëmbejë nga Liverpool portierin Caoimhin Kelleher.
26-vjeçari irlandez ka luajtur tetë ndeshje këtë sezon, duke zëvendësuar titullarin Alisson që u ndal nga një dëmtim. Kelleher ka treguar se mund të jetë titullar dhe kjo përforcon thashethemet për një lamtumirë të mundshme pasi ai ishte afër një transferimi në Nottingham Forest në verë.
Në fakt, te Chelsea duan të shfrytëzojnë dëshirën e Kelleher për të luajtur, ndaj synojnë ta marrin duke vënë në tryezë një ofertë afër 35 milionë eurosh. Kjo është edhe kërkesa e Liverpool për të lënë të lirë portierin irlandez. Për Kelleher ka interesim edhe nga dy klube italiane si Juventusi dhe Napoli.