Nadal rrëfehet mes lotësh: Doja të vazhdoja, por trupi im nuk ma lejon që të luaj më

20 Nëntor 2024
13:53
Telesport
back button

Dita e djeshme ishte shumë emocionuese për Rafael Nadal, që mbylli zyrtarisht karrierën e tij. Ai u përlot disa herë, filliimisht gjatë himnit të kombëtares spanjolle, përpara se të dilte në fushë dhe më pas gjatë fjalimit të lamtumirës.

Fjalët që emocionuan edhe vetë Nadal si dhe të gjithë ata që e dëgjuan atë. “Jam i privilegjuar që kam marrë dashurinë e gjithë botës, por veçanërisht të spanjollëve. Nuk shkoi siç shpresoja, por dhashë gjithçka që kisha. Kjo është e imja”, tha Nadal.

Kjo është dita ime e fundit si një tenist profesionist. Nuk është kurrë e lehtë të ndalosh, unë ende e dua tenisin deri në vdekje, por nuk mund të jem më konkurrues”, tha kampioni nga Majorka.

Trupi im nuk më lejon më luaj më. Unë përqafoj familjen time dhe të gjithë miqtë e mi. Gjatë njëzet viteve të mia si profesionist jam përpjekur të ndërroj sa më pak staf dhe gjithmonë kam pasur pranë vetes njerëzit që kam dashur”, shtoi spanjolli.

Nuk e mendoja se mund të kisha një karrierë kaq të suksesshme. Familja ime më mësoi edukimin dhe më ndihmoi të mbaja gjithmonë këmbët në tokë. Sigurisht që do të më kujtojnë për turnetë që kam fituar, por më intereson më shumë që të kujtohem si një person i mirë”, përfundoi Rafael Nadal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit