Kvaratskhelia lë me gisht në gojë Napolin, lajm fantastik për planet e Barcelonës

20 Nëntor 2024
17:26
Telesport
back button

Napoli është gati të shesë Khvicha Kvaratskhelia, nëse gjeorgjiani refuzon të rinovojë kontratën me kushtet e klubit.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Napoli nuk do t’ia plotësojë dëshirën mesfushorit për t’ia rritur pagën në 8 mln euro neto.

23-vjeçari po mendon largimin dhe Napoli do ta lejojë, sepse nuk e përballon pagën që ai kërkon. Gjeorgjiani, për shembull, ka kërkuar klauzolë 80 milionë euro.

Barcelona deri tani ka qenë klubi më i interesuar për të dhe kjo ia shton shanset për të arritur te mesfushori i talentuar. Me marrëveshjen me Nike, katalanasit mund ta përballojnë një goditje big.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit