“Nuk do të largohem në merkaton e janarit, s’kam nevojë të marr një vendim të nxituar”

21 Nëntor 2024
8:41
Telesport
back button

E ardhmja e anësorit Lery Sane mbetet ende një pikëpyetje, pasi kontrata e tij me Bayern Munich skadon në fund të sezonit. Ndërkohë që, nuk ka asnjë shenjë rinovimi nga ana e palëve.

Në një intervistë për “BILD Sport”, Sane sqaron situatën: “Për mua, nuk është gjëja më e rëndësishme se sa po të jetë rroga. E ardhmja ime qëndron në faktin klubin ku dua të luaj të më japë mundësi të tregoj performancën time më të mirë, të zhvillohem dhe të fitoj tituj”.

Natyrisht që këtë e gjej edhe te Bayern. Këtu kam sfidën time më të madhe dhe objektivat e mia”, shtoi mesfushori gjerman.

Ndihem në 100% të formës time dhe gati për sprintin e këtij fundviti. Është e rëndësishme për mua të jem një pjesë kyçe e planeve të Bayern dhe unë dua ta konfirmoj këtë rol”, u shpreh më tej Leroy Sane.

Ndërsa bisedat me trajnerin e ri Vincent Kompany dhe drejtuesit e klubit për fatin e tij, ai tha: “Mendimet e mia janë përqendruar aktualisht vetëm te Bayern. Unë nuk do të nënshkruaj me një klub tjetër më 1 ose 2 janar, nuk kam nevojë për një vendim të nxituar. Dua të arrij në top formë para dimrit dhe të fitojë sa më shumë me Bayern”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit