Manchester City po vlerëson seriozisht të ardhmen e linjës mbrojtëse, duke konsideruar me kujdes situatën e John Stones. 30 vjeçari ka pësuar një sërë dëmtimesh që ngrenë pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e tij.
Këto ndalesa e kanë përjashtuar nga thirrjet e fundit me kombëtaren e Anglisë, duke e detyruar Manchester City të shqyrtojë opsionet për të forcuar praparojën. Një nga emrat më interesantë është ai i Castello Lukeba.
21-vjeçari francez aktualisht luan për Leipzig në Gjermani. Lukeba konsiderohet si një nga talentet më premtues në Europë në rolin e tij, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve kryesore, përfshirë Chelsea, Real Madrid dhe Manchester United.
Kostoja e lojtarit mund të përfaqësojë një pengesë, pasi Leipzig e ka blinduar Lukeban me një klauzolë lirimi prej 90 milionë eurosh, të vlefshme deri në vitin 2025. Ndërsa nga viti 2026, do të mund të lirohet për 80 milionë.
Manchester City, i cili tashmë ka treguar gatishmërinë për të investuar shumë në një mbrojtës nga klubi gjerman (Josko Gvardiol), mund të përsërisë operacionin për të siguruar një tjetër talent të klasit botëror.