Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, kërkon të sjellë në skuadër sulmuesin Alexander Isak që luan në Premier League me Newcastle. Sipas “TEAMtalk”, klubi londinez kërkon një sulmues goli, që do ta rritë edhe më shumë potencialin e skuadrës.
Arteta beson se Isak është rivali i duhur i Erling Haaland, profili i duhur dhe që i përshtatet në mënyrë të përkryer me ambiciet e klubit. Isak ka një kontratë me Newcastle deri në vitin 2028.
Transferimi i tij është disi kompleks por jo i pamundur. Edhe vetë sulmuesi është i interesuar të transferohet në një klub që garon rregullisht për trofe dhe garanton kualifikimin në Champions League.
Arsenal synon ta mbyllë marrëveshjen që në janar, por për këtë gjë duhet shumë parà, ndërkohë që edhe vetë Newcastle po kërkon përforcime në sulm. Ndaj kalimi i Isak tek Arsenal në janar duket i vështirë.