Brazil, trajneri Dorival reagon pas barazimit: Rezultatet kanë rëndësi, por ky është një proçes ndryshimi

21 Nëntor 2024
9:40
Telesport
back button

Dorival Junior, trajneri i kombëtares së Brazilit, përpiqet të shuajë pakënaqësinë pas barazimit 1-1 kundër Uruguajit, në raundin kualifikues për Kupën e Botës 2026. “Në Brazil ne i kushtojmë vëmendje rezultateve. Unë më shumë se kushdo tjetër”, tha Dorival.

E di sepse në të gjitha klubet ku kam stërvitur, kam jetuar për rezultatet, kam pasur gjithmonë diçka të mirë. Në shumicën e klubeve që kam marrë pjesë gjatë karrierës, mendoj se i kam mbajtur premtimet sepse më kanë besuar, kanë besuar tek unë dhe në të njëjtën kohë ia kam kthyer me rezultate”, mbrohet trajneri.

Jam i bindur se jemi ende në një rrugë premtuese dhe se rezultatet do të jenë edhe më të mira në momentet kur do të na duhen edhe më shumë. Kur rezultatet do të jenë vendimtare dhe përfundimtare”, u shpreh Dorival.

Puna që po bëhet është e mirë. Askush nuk del nga një proces ndryshimi, i cili praktikisht konsiston në të mësuarit për një shtëpi të re nga e para. Ajo që shoh është se gjërat po përparojnë, po ndryshojnë edhe nëse ndonjëherë njerëzit nuk duan ta shohin atë”, përfundoi trajneri i Brazilit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit