United synon talentin 17-vjeçar të Sporting, firmos në janar dhe do ta lërë të huazuar deri në qershor

21 Nëntor 2024
12:42
Telesport
back button

Manchester United po përpiqet të sigurojë një marrëveshje me anësorin 17-vjeçar portugez të Sporting, Geovany Quenda. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja portugeze “A Bola”.

Quenda ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro, por United do të testojë situatën me një ofertë fillestare prej 40 milionë euro. Ai që e krëkon talentin është trajneri Ruben Amorim, që e ka trajnuar deri dy javë më parë.

Unë nuk do të kërkoj lojtarë nga Sporting në merkaton e janarit, por nuk e di se çfarë do të ndodhë verën e ardhshme. Duroni deri në verë. Lojtarët e Sporting janë futbollistë shumë të mirë. Nuk e di, të shohim”, tha Amorim.

Quenda mbush 18 vjeç prillin e ardhshëm, por interesi i United për lojtarin ka qenë kohë para se të vinte Amorim. Ndaj dhe “djajtë e kuq” duan ta marrin lojtarin që në janar, duke e lejuar që të luajë në Portugali deri në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit