Drejtuesi i Milanit jep lajmin e bukur mbi Theo dhe Maignan! Pastaj zbulon pse Leao u ul në stol dhe cili “firmosi” për Reijnders

22 Nëntor 2024
0:07
Telesport
back button

Drejtori teknik i Milanit, Geoffrey Moncada, ka deklaruara se negociata për Theo Hernandez dhe Mike Maignan po shkojnë mirë dhe do të zgjidhen brenda dy muajsh.

Zbuluesi i talenteve dhe drejtori aktual dha një intervistë të gjatë ekskluzive për MilanNews.it dhe ndër çështjet që ai mbuloi ishte diskutimi për vazhdimin e kontratave për disa lojtarë.

Këto përfshijnë portierin Maignan dhe mbrojtësin e majtë Theo Hernandez, marrëveshjet e të cilëve zgjatin vetëm deri në qershor 2026.

“Jemi ne nje pike shume te mire per rinovimet e Theo Hernandez dhe Maignan. Kemi nisur bisedimet qe perpara dy muajsh. Nuk e di tiu them me saktesi se cili do te rinovoje i pari por kemi besim te madh. Por te gjithe jane te lumtur te Milani, askush sdeshiron te largohet. Flisni me ata dhe do tiu thone vete. Cdo gje shkon mire”.

Mbi stolat e Leaos: “Vendimi per te ulur Leaon ne stol disa ndeshje ishte i mbeshtetur nga i gjithe klubi i Milanit, nga trajneri te drejtuesit. Dhe duket se i ka dhene energji te reja dhe ka ndryshuar totalisht”

Historia e Reijnders –  “Perpara se te mernim Reijnders kam qene ne shtepine e Stefano Piolit ne Parma. Kisha mbledhur te gjithe database dhe infot e duhura per t’ia treguar trajnerit pasi me kishte kerkuar karakteristika te nje numri 8 por qe edhe te sulmonte zonen. Sapo e pa me tha qe nuk duhet te humbisnim kohe me dhe direkt nisem negociatat me AZ Alkmaar. Edhe klubi holandez kishte shfaqur dyshime duke e cuar ne huazim fillimisht. Shkova ta shikoja personalisht dhe me mjaftuan 2 ndeshje per te vendosur”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit