Trajneri i ri e pret, Van Dijk në pikëpyetje për të ardhmen: Nuk kam planifikuar asgjë

21 Maj 2024
8:38
Telesport
back button

Virgil van Dijk do të hyjë në vitin e fundit të kontratës me Liverpool sezonin e ardhshëm. Shitja e tij verën e ardhshme nuk pritet edhe sepse mbrojtësi holandez vlerësohet shumë edhe nga Arne Slot, pasardhësi i Jurgen Klopp. Trajneri i ri synon të nisë sa më shpejt nga puna me “reds”.

Megjithatë, disa thashetheme në lidhje me të ardhmen e Van Dijk kanë filluar të përhapen. Ka nga ata që flasin për rinovim dhe ata për një lamtumirë të mundshme tashmë në verë, alternativë që duket se nuk do të merret në konsideratë nga klubi. Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Liverpool foli për “Sky Sports UK” për të ardhmen e tij.

E ardhmja ime nuk është e rëndësishme tani. Nuk kam asgjë për të thënë për momentin. Asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk ka asgjë të planifikuar. E vetmja gjë që mund të them tani është se nëse do të thoja lamtumirë edhe unë do të qaja si Klopp. Ajo lamtumirë ishte diçka që më befasoi shumë”, tha Van Dijk.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit