Çmendet Bayern, gati 100 milionë euro për yllin 21-vjeçar

23 Nëntor 2024
14:06
Telesport
back button

Bayern Munich është gati të bëjë një çmenduri për të përforcuar sulmin.

Sipas Sky Sports De, bavarezët duan të sigurojnë me çdo kusht yllin e Bayer Leverkusen, Florian Wirtz. Sulmuesi 21-vjeçar i krahut po shkëlqen edhe në këtë sezon me ekipin e Xabi Alonso.

Drejtuesit e Bayern janë të gatshëm të shpenzojnë plot 100 milionë euro për kartonin e Wirtz.

Megjithatë, skuadra e Kompany nuk është e vetmja që interesohet për yllin e ri. Në fakt, Real Madrid dhe Manchester City mund të hyjnë në garë për të siguruar shërbimet e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit