Partizani dhe Skënderbeu “dopio” fitore ndaj rivalëve nga Kosova, sigurojnë finalen e Kupës Pavarësia

23 Nëntor 2024
20:41
Telesport
back button

Partizani dhe Skënderbeu janë dy ekipet finaliste të Kupës së Pavarësisë në volejboll për meshkuj. Në sallën e lojërave në Farkë, u luajtën sot në mbrëmje dy takimet gjysmëfinale, ku triumfuan dy skuadrat shqiptare.

Skënderbeu preu i pari një biletë për në finale, pas fitores 3-0 (25-22, 25-19, 25-20) ndaj kosovarëve të Ferizaj. Skuadra mike bëri një ndeshje me hope, ndërsa korcarët ishin superiorë në fushë gjatë gjithë kohës duke e merituar fitoren.

Me lehtësi fitoi 3-0 edhe Partizani kampion, që mundi miqtë nga Kosova të Shkëndisë (25-16, 25-13, 25-11). Epërsia e ekipit të “kuq” ishte e ndjeshme, duke e dominuar takimin në të trija setet. Të dielën në mbrëmje do të luhet sfida finale.

Meshkuj – Gjysmëfinale

Ferizaj – Skënderbeu, 0-3

Partizani – Shkëndija, 3-0

Lajme të tjera

Lajmet e fundit