Trajneri i ri nuk i bëri punë sot Manchester United në ndeshjen kundër Ipswhich Town në transfertë. Djajtë e Kuq nuk morën dot më shumë se një barazim 1-1.
Lojtarët e Amorim kaluan në avantazh të parët, që pa u bërë dy minuta lojë, dhe u duk se fitorja e tyre do të ishte e lehtë.
Sulmuesi Marcus Rashford finalizoi një aksion të bukur duke siguruar avantazhin e përkohshëm të “Djajve të kuq”. Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Ipswich barazoi.
Omar Hutchinson u ktheu buzëqeshjen përmbys miqve me golin e tij në 42’. Pavarësisht motivimit nga trajneri i ri Amorim, United nuk arriti të krijojë pothuajse asnjë rast të rrezikshëm.
United shkon në kuotën e 16 pikëve dhe mban vendin e 12-të në tabelë, shumë poshtë për një klub kaq të madh.