Italia mund Holandën në finale dhe fiton Kupën Davis, titulli i dytë radhazi

25 Nëntor 2024
11:20
Telesport
back button

Italia fitoi për të tretën herë në historinë e saj Kupën Davis për meshkuj në tenis, duke mbrojtur titullin fituar një vit më parë. Në finalen e luajtur në Spanjë, kombëtarja “azzurre” mundi 2-0 Holandën.

Në ndeshjen e parë, tenisti Matteo Berrettini fitoi 2-0 (6-4, 6-2) ndaj Botic Van de Zandschulp, ndërsa në sfidën e dytë ishte Jannik Sinner ai që triumfoi po 2-0 (7-6, 6-2) ndaj Tallon Griekspoor.

Për pasojë, nuk ishte e nevojshme zhvillimi i lojës dyshe. Ky sukses i djemve vjen një javë pas atij të femrave, ku tenistet italiane fituan trofeun e “Billie Jean King”. Një moment i mirë ky për tenisin italian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit