Lajm i keq për Carlo Ancelotti. Braziliani nuk do të luajë kundër Liverpool-it në “Anfield” dhe do të qëndrojë afër një muaj pushim.
“Pas testeve të kryera sot nga shërbimet mjekësore të Real Madridit të lojtarit tonë Vinicius Jr. është diagnostikuar me një dëmtim në bicepin femoral të këmbës së majtë. Jemi në pritje të evolucionit”, – shkruan klubi i bardhë me këtë rast.
Vinicius është kësisoji mungesë e sigurt për duelin e afërt dhe shumë të rëndësishëm ndaj Liverpool-it, por edhe për disa ndeshje të tjera. Objektivi i brazilianit është të jetë gati për finalen e “Intercontinentale”, 18 dhjetorin e ardhshëm.
Duke humbur edhe Vinicius, trajneri Ancelotti ka 7 mungesa për Liverpool-in: Carvajal, Alaba, Militao, Lucas, Tchouaméni, Rodrygo.