Barazimi pa gola në “San Siro” ndaj Milan nuk konsiderohet si një rezultat pozitiv për Juventus, që qëndron 5 pikë pas Napolit kryesues.
Në këtë paraqitje ndikoi edhe mungesa e sulmuesve kryesorë, me Teun Koopmeiners që luajti si i avancuar.
Është holandezi ai që komentoi këtë ndeshje: “Nuk është ky rezultati që donim, pasi synonim tri pikët. Gjithsesi, ne mund të rritemi ende si ekip”.
“Asgjë nuk është e kompromentuar dhe tani duhet të mendojmë për takimin e radhës në Champions. Kjo është ADN e Juventus”, tha Koopmeiners.
Sfida e radhës është ajo ndaj Aston Villa në Champions, një ndeshje delicate për bardhezinjtë.