Trajneri Ruben Amorim ka zbuluar lojtarin e tij të preferuar për momentin te Manchester United dhe këtë e ka bërë zyrtarisht përpara kamerave.
Ai e nisi rrugëtimin e tij me “Djajtë e kuq” duke ndryshuar sistemin e lojës në 3-4-3.
Tekniku 39-vjeçar e pranoi se është ende herët për të kritikuar lojtarët, sepse u duhet kohë për t’u përshtatur me skemën e re të lojës. Portugezi, megjithatë, lavdëroi njërin prej tyre.
“Aktualisht nuk kemi shume qendërmbrojtës në dispozicion, kështu që duhet t’i përshtasim disa lojtarë. Noussair Mazraoui e interpretoi shumë mirë pozicionin e ri”.
“Ai është shumë inteligjent dhe ka rëndësi për ne. Ai mund të luajë kudo dhe ky lloj lojtari na duhet për të ardhmen”.