Real Madrid ka vendosur të dëgjojë këshillën e trajnerit Carlo Ancelotti.
Tekniku italian ka dalë në përfundimin që Arda Güler nuk është ende gati për të luajtur titullar me fanellën e bardhë dhe se duhet larguar përkohësisht nga skuadra.
Kështu, Los Blancos do të pranojnë oferta nga klube të ndryshme europiane për huazimin e mesfushorit turk. Për të kanë interes Arsenal, Aston Villa dhe Juventus.
Ndryshe nga i ati, Davide Ancelotti mendon të kundërtën. Ai ka insistuar që Güler të aktivizohet më shumë, por nuk ia ka dalë t’i mbushë mendjen trajnerit.