Real Madrid u rikthye në variantin e vet më të mirë të dielën mbrëma, duke fituar 3-0 në transfertë kundër Leganesit. Me sistem 4-3-1-2, Carlo Ancelotti riformatoi skuadrën dhe pati sukses.
Një nga autorët e golave ishte sulmuesi Kylian Mbappe, i cili realizoi golin e parë duke luajtur paksa më në krah krahasuar me ndeshjet e para të sezonit.
Pas ndeshjes, ai hodhi poshtë zërat se ka probleme me shokun e skuadrës, Vinicius Junior. “Mund të luaj edhe në qendër, edhe në krah. Nuk e kam problem. Me Vinin kam raport shumë të mirë”.
“Unë e di se lojtarët më të mirë në botë veshin fanellën e Real Madridit. Ne këtu jemi të gatshëm të fitojmë. Jam befasuar nga lojtarët e akademisë madrilene. Nuk e dija se ishin aq cilësorë”.